Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi:
Sot pata nderin të mirëpres kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës z.Flamur Golemi nga republika e Shqipërisë ku zhvilluam një takim vllazëror.
Në takim shkëmbyem informacionet mbi projektet e realizuara gjatë këtyre viteve, projektet të cilat janë në zhvillim si dhe për projektet e planifikuara. U dakorduam që në të ardhmen të thellojmë bashkëpunimin në mes komunës së Bujanocit dhe bashkisë së Gjirokastrës.
Në takim kërkova si kryetar i komunës së Bujanocit që shqipëria të ketë një vëmendje të veçant për shqiptarët e luginës së Preshevës.