• E mërkurë / Dec-19 15:23
  • Kontakt

Kroacia përkrah anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Maqedonia do e ketë mbështetjen e Kroacisë për integrim sa më të shpejtë në NATO dhe BE, por pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë.

Ishte ky qëndrimi i zv/kryeministres kroate, njëherazi edhe ministres së punëve të jashtme të Kroacisë, Marija Pejqinoviq, pas takimit me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov. Sipas saj, orvatjet për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe zbatimi i reformave e bën Maqedoninë një shtet me potencial për tu bërë anëtare e strukturave euro-atlantike.

“Maqedonia është mike e Kroacisë dhe sapo ta zgjidhë çështjen e ermit do ta marrë mbështetjen e shtetit tonë që sa më shpejtë që është e mundur të kyçet në NATO dhe të fillojë bisedimet për tu anëtarësuar edhe në Bashkimin Evropian” – deklaroi Marija Pejqinovic, Zv/kryeministre e Kroacisë.

Pejqinovic gjithashtu theksoi se reformat janë të rëndësishme për rrugën euro-atlantike të vendit Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitriov tha se mbështetja e Zagrebit zyrtarë në rrugën euro-atlantike është shumë domethënëse duke pasur parasysh se Kroacia është anëtarja më e re e BE-së.

“Për ne ka shumë rëndësi mbështetja e Zagrebit. Kroacia është shteti i fundit që u anëtarësua në Bashkimin Evropian e cila ka përvojë të madhe në procesin e komplikuar të bisedimeve paraqasëse, andaj përvojat e tyre janë të veçanta. Kroacia është shtet që me të cilën kemi pasur gjithmonë komunikim të ndërsjellë politik, bashkëpunim të mirë ekonomik që gjithashtu mund të përmirësohet” – tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Shefat e diplomacisë gjithashtu gjatë takimit kishin biseduar për avancimin e shtetasve maqedonas që jetojnë në Kroaci dhe anasjelltas.

Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48