Xhandameria serbe dje kishte zënë rreth 600 migrantë nga lindja e mesme në Horgosh të cilët tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale.
Pas incidentit të armatosur ku më pas intervenoi edhe xhandameria serbe, ata u dislokuan për në qendrën e pranimit të emigrantëve në Preshevë.Nē lidhje me këtë veprim të autoriteteve të Serbisë, reagoi këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani.
Ajo konsideroi se pushteti në Serbi po instrumentalizon migrantët për qëllime politike.
Reagimi i plotë i Sinanit :
PUSHTETI NË SERBI INSTRUMENTALIZON MIGRANTËT PËR QËLLIME POLITIKE
Mbrëmë, nën përcjelljen e xhandarmerisë, mbi 10 autobus me afro 600 migrantë nga lindja e mesme u transferuan nga Horgoshi në qendrën e pranimit në Preshevë.
Shqetësuese që këta migrantë mbrëmë në Preshevë u transferuan pas incidenteve me armë zjarri në qytetin e Horgoshit.
Madje, dje në mediat proqeveritare u raportua se njërit nga migrantët që shkaktuan incidente në Horgosh, iu gjet edhe kapelë me mbishkrimin UÇK.
Tipike kjo e raportimeve mediale të viteve të '90-ta.
Keqardhje që migrantët po keqpërdorën nga pushteti në Serbi. Kjo politikë e instrumentalizimit të migrantëve shpërfaq karakterin antidemokratik të pushtetit aktual në Serbi.
E kundërta e Komunës së Preshevës që shquhet për mirëprijten e migrantëve.