Vendoset flamuri kombëtar Shqiptar në godinën e komunës së Bujanocit

Vendoset flamuri kombëtar Shqiptar në godinën e komunës së Bujanocit

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në godinën e komunës së Bujanocit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit.

Vendosjes së flamurit i parapriu takimi solemn me këshilltarët shqiptarë të Kuvendit Komunal, anëtarët e Këshillit Komunal, drejtorat e ndërmarrjeve publike dhe kryeshefat e administratës komunale.

Ceremonia kryesore për festën e 28 Nëntorit për vite me radhë është vendosja e flamurit kombëtar shqiptar nga kryetari i komunës.