z.Mehmeti: KKSH edhe pse jo mjaftueshëm kompetenca,megjithate është si institucion më i lartë përfaqësues,për shqiptarët e Luginës së Preshevës!

z.Mehmeti: KKSH edhe pse jo mjaftueshëm kompetenca,megjithate është si institucion më i lartë përfaqësues,për shqiptarët e Luginës së Preshevës!

Postimi i plotë i z.Enver Mehmeti:

Lugina e Preshevës…

Këshlli Kombëtar Shqiptar,edhepse jo mjaftueshëm kompetenca,megjithate është si institucion më i lartë përfaqësues,për shqiptarët e Luginës së Preshevës!
Do t’i përmend dy kompetenca “që mundë të flasë,merr masa, veprime për të gjitha çështjet që lidhen me shqiptarët e Luginës dhe më gjerë dhe të vendos për simbolin kombëtar”!
Në atë koktej,si në foto,i thash kryeministrit Kurti , “Ne që ishim gjatë fushatës,por edhe gjatë qeverisjes së Këshillit,me gjitha takimet këmbëngulës për Bashkim të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës duke kërkuar dhe arsyetuar si zgjidhje,por edhe vërtetë të vetme afatgjate për shqiptarët e Luginës,por edhe shqiptarët në përgjithësi që hapë rrugë më të mëdha, morëm më pak vota”! Vazhdova t’i them kryeministrit, se mos të shkoje mendja të kërkosh ndonjë Referendum të dytë,por bazohu vetëm në atë që ishte dhe kryej punët pa u bazuar në politikëbërjen në Luginë!
Vërtetë për keqardhje,ndasitë e thella nuk arritën të na bashkojnë as në shumicë të thjeshtë  as qeveria e Kosovës,edhepse si PDSH ishim të qartë se si do që vendos shteti Kosovës,NE do të pranojmë!
Në parim jam për zero tolerancë edhe kur diskutohet për mjete, por ajo që më shqetëson  reagimi aq i fuqishëm vetëm kur janë në pyetje mjetet materiale,sikur të ishim aq të  fuqishëm fundja sa gjysma për Bashkim me Kosovën apo për kerkesa mbi të drejtat e shqiptarëve, që moti kishim qenë të Bashkuar me Kosovë në trungun e në tokën ku na fali Zoti!
Gjendemi në momentet politike,ku sërbia ka arritë që çështjen e sërbëve të privilegjuar ta dërgojë në dialog ndërkombëtar, ndërsa Ne jemi në përgjithësi si politik e Luginës shumë të heshtur se fatkeqësisht kemi si duket “brenga”më të mëdha!
Nëse koha nuk e pret dikë janë shqiptarët e Luginës të diskriminuar në të gjitha aspektet, përveç kësaj rinia e kësaj treve sheh të ardhmen me ikje më të madhe deritani nga vendlindja!
Kryeministri Kurti,kërkoi të bëhet,të zgjidhen organet e Këshillit,pasiqë janë momente ku na duhet një lloj “besëlidhje”e kohës!
Por,fatkeqësisht hasi në vesh të shurdhër nga disa parti të cilat duhet të mbajnë përgjegjësi!