Ftesë për pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare në prezentimin e procedurës së zgjedhjes të anëtarëve të KKSH-së

Ftesë për pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare në prezentimin e procedurës së zgjedhjes të anëtarëve të KKSH-së

Në pritje të zgjedhjeve të ardhshme të jashtëzakonshme për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare, të cilat do të mbahen nëpërmjet kuvendit elektoral, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Shoqëror, Komisioni Republikan Zgjedhor dhe Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Republikën e Serbisë do të organizojë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë prezantimin e procedurës zgjedhore me qëllim të informimit të pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare mbi procedurat e përcaktuara për paraqitjen e kërkesave elektorale dhe zbatimin e kuvendit elektoral.

Prezantimi do të organizohet në ternimet mëposhtëm:

- Më 21.03.2023, në Medvegjë, në ora 13:30, në Qendrën Kulturore të Komunës së Medvegjës, rr. Jabllaniçka 63.

- Më 22.03.2023, në Bujanoc, në ora 10:00, në amfiteatrin e Departamentit të Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, rr. Karađorđe Petrović pn.

- Më 22 mars 2023, në Preshevë, në ora 15, në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica", rruga 15 Nëntori nr. 90.

Ftojmë të gjithë pjëstarët e interesuar të pakicës kombëtare shqiptare që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet elektorale për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare të prezentojnë në këto prezantime.

Kujtojmë opinionin publik se pas zgjedhjeve të rregullta për anëtarë të këshillave kombëtare të pakicave kombëtare të mbajtura më 13 nëntor 2022, Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare u konstituua në seancën e mbajtur më 14 dhjetor 2022. Duke pasur parasysh se listat zgjedhore që fituan mandatet nuk arritën marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të përbërjes së re të Këshillit Kombëtar, në përputhje me nenin 40 të Ligjit për Këshillat Kombëtarë të Pakicave Kombëtare, më 1 mars 2023, ky Këshill Kombëtar u shpërbë dhe është formuar organi i përkohshëm drejtues që kryen punë rrjedhëse dhe të domosdoshme deri në konstituimin e ri të përbjërjes së këshillit kombëtar. Në përputhje me ligjin, brenda 60 ditëve nga shpërndarja e Këshillit Kombëtar shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat mbahen nëpërmjet kuvendit elektoral.