Pët tu bërë person i veçantë me tipare të përziera, nuk të nevojitet të jesh jashtë vetevetes sepse kjo në thelb luan rolin e budallallëkut më të madh, që mund të ketë njeriu. E pikërisht, në Preshevë tendenca për të lozur personazhin e shokut Zylo e gjen aty këtu. Shoku Zylo, duke qenë një qendër të vëmendjes në petkun e "filozofit", që nuk i gjendet nami e nishani, ai vazhdon të flasë pa kurrfarë ndërgjegje, që të tjerët të jenë në qendër të vëmendjes.
Këto ditë jemi dëshmitar, se nëpër televizionet e Kosovës dhe Shqipërisë njeriu i cili luan personzhin e tij, pikërisht aty ku përfaqësohet interesi i qytetarit të kësaj treve, ai flet gjoja si një jokomb dashës, duke i përbuzur dhe nënçmuar të tjerët dhe duke e ditur se ky njeri, mbetet jashtë vetvetes për të qenë në qendër të vëmendjes. E soji i tij, inatçor nuk i duhet një vendi i cili tashmë gjendet në prag të humbjes, dhe duke kthyer nga ka ardhur.
Nuk është problemi, se skizofrenitë e tij tashmë kanë dalur jashtë kontrollit duke e qujatur veten si një "perandor", që dëshiron ta sundojë një popull, por është e patolerueshme, kur njerëzit rreth tij mendojnë dhe veprojnë sikur ai. E ky mentalitet nuk është në dobi të shoqërisë, e cila në mesin e vet ka intelektualë, që nuk u'a puth opingat një njeriu që fund e krye i ka të përlyera.
E sa nacionalist mund të jetë shoku Zylo, kur kritikon njerëz që kanë në shpirt idetë e Rilindjes Kombëtare, duke ua m'veshur petkun e negativitetit, gjoja si një "patriot" i rremë, që bën duanë e shqiptarit dhe vesh petkun e politikanit ogurzi. Nuk është thelbi, se jemi të qytetëruar nga idetë e një politikani shkurtpamës, por jemi viktimë e rolit të tij që ditën punon e aktron, e natën shkatërron e zezon.
Kur shoku Zylo, shkëlqente nëpër konfernca në krah të port parollit (zëdhënsit) të tij Demkës, ai krenohej se ishte një "kryetar" që kulturën dhe folklorin dëshironte ta themelojë në vendin e tij. E shtrohet pyetja, si mund të themelohet një kulturë gjithpërfshirëse, nga një njeri i pakulturë. Nga kjo e sipërthënë, na çon te brezi i intelektualëve të viteve 30-ta, që u bënë kurban për të mirën e kombit shqiptar. Njëri ndër ta ishte, Tajar Zavalani ku thotë: Në qoftë se, qenia nëpër universitetet ku kemi studiuar nuk na ka ngjallur ambicien dhe dëshirën, që atë kulturë që e kemi marrë nëpër vendet e huaja, nuk e themelojmë në vendin tonë, është e kotë ti themi vetes intelektual.
Ai ka "studiuar" në Gjermani sikur dy Dr. Guramentot, që Kadareja te romani Darka e Gabuar, shkruan me krenari për ta si intelektualë të pashoq. E ç'të shkrujamë për Zylon, që ka zënë vend në çdo pore dhe qoshe, të Preshevës.
Kur në fund, shokut Zylo i vjen lajmi se ai nuk do të jetë më Kryetar i Komisionit për Kulturë, shihet se ai nuk ishte i interesuar të punojë për popull, por që të jetë një aga që do të punojë në vendosjen e cirkut qesharak, që ai personalisht të bëhej objekt tallje.
Urojmë që në të ardhmen, mos te kemi shokë të tillë, sepse ardhmëria do të jetë gjysmake e brishtë dhe e degjeneruar.