Sot kryetari Arifi priti në takim Qetin Aqifin, nxënës i shkollës së mesme “Sezai Surroi”, profesorin e biologjisë Hamdi Kamberin dhe drejtorin e këtij institucioni Zejni Fejzullahu.
Me këtë rast kryetari ndau mirënjohje Qetinit për rezultatet e arritura në gara të të gjitha niveleve gjatë vitit shkollor 2022/23.
Gjatë takimit kryetari shprehu gëzimin e tij për sukseset e arritura të nxënësve, duke shprehur gatishmëri për përkrahje edhe në të ardhmen.
Ai me këtë rast falemenderoi edhe profesorin Hamdi dhe drejtorin e shkollës, për sukseset e arritura.
Falemenderim shprehën edhe përfaqësuesit e shkollës dhe nxënësi për respektin e treguar të kryetarit me këtë rast!