U SHËNUA 78 VJETORI I THEMELIMIT TË SHKOLLËS FILLORE

U SHËNUA 78 VJETORI I THEMELIMIT TË SHKOLLËS FILLORE "ZENEL HAJDINI" NË FSHATIN RAINCË

 Në ambientet e Shkollës Fillore "Zenel Hajdini"  sot  solemnisht, u shënua 78 vjetori i themelimit të kësaj shkolle.

Evenimenti i kësaj dite, u festua me një program të pasur artistik, të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.

Udhëheqësia e shkollës në krye me drejtorin Shukri Ymerin, dhe këshillin organizativ si gjithherë u përkujdesën që  ky manifestim në cilësinë e vet të ketë edhe mysafirë nga Kosova, e Maqedonia e Veriut.

U ndanë mirënjohje, për punëtorët dhe mësuesit e parë të kësaj shkolle si dhe atyre, që nuk gjenden tanimë në mesin tonë.  Si punëtor, i kësaj shkolle u ndjeva mjaft i entuziazmuar që dy ish-mësuesit e familjes sime Fejzulla Ademi tani në pension, dhe tjetri Nagip Ademi tashmë i ndjerë, të cilët profesionin e mësuesit e ushtruan me dekada në këtë shkollë, ku dhe drejtori  Shukri Ymeri i nderoi me mirënjohje.

Duke qenë pasardhës i tyre, u ndjeva krenar për punën që ata kanë bërë me dekada në arsim, dhe jam i bindur se rrugën e tyre do e ndjek sa t'jem gjallë.

Urime ky përvjetor! Vetëm dritë e dituri, para do shpie thotë Naimi i madh!