Reagimj i plotë i z.Ragmi Mustafa:
Edhe sa do të vazhdojnë diskriminimi i madh, persekutimi i egër dhe shtypja sistematike e shqiptarëve të Luginës.
Policia serbe me urdhër të prokurorit ka marrë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës Jetmir Ismailin, sipas familjarëve ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptarë e që drejtori i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.
Ndërkohë, shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje ambasadave të vendeve mike t'a dënojnë ashpër këtë veprim të policisë serbe.