z.Mustafa: Takime të frytshme në Parlamentin Europian

z.Mustafa: Takime të frytshme në Parlamentin Europian

Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa:

Takime të frytshme, këshilldhënëse e mbi të gjitha shumë miqësore në Parlamentin Europian. Gjitha autoritetet ishin të përgaditur të dëgjojnë gjitha shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Sigurisht se mesazhet e tyre konsistonin në ruajtjen e qetësisë, mosrënien nē provokimet serbe në këto kohē trazirash dhe ruajtjen maksimale të gjakftohësisē. Takimi filloi me zonjēn Viola Von Cramon raportuesja për Kosovë në Parlamentin Europian bashkë me zotin Vladimir Biličik raportues për Serbinē. Pastja takimet vazhduan me zotin Klement  Grošelj-eurodeputet Sloven, Tatiana Mrazikova dhe zotin Lukas Mandi, mbështetës i pashoq i  Republikës së Kosovēs nē Parlamentin Europian por nga sot edhe I Luginës sē Preshevës.
Kërkesa e gjithē këtyre ishte që si autoritetet e Shqipërisë e sidomos Kosovës të kërkojnë më shumë për Luginën e Preshevës në institucionet e Bashkimit Europian. RM