Agjendën e sotme z.Arifi e ka zhvilluar me delegacione e zyrtarë të lartë ndërkombëtar

Agjendën e sotme z.Arifi e ka zhvilluar me delegacione e zyrtarë të lartë ndërkombëtar

Takimin e parë z.Arfi e ka zhvilluar me Komesarin e Lartë për Pakica Nacionale me seli në Hagë. 

z.Arifi e ka njoftuar z. Abdrakhmanov se nga takimi i fundit vitin e kaluar, gjendja e minoritetit shqiptar nuk ka ndryshuar aspak, dhe se shqiptarët në Bujanoc e Luginë përballen po me të njejtat problematika tash e sa vite.

I pari i komunës së Bujanocit gjithashtu ka kërkuar nga Komesari i Lartë që të ndikojë në organet e rëndësishme vendimmarrëse që së paku të ketë reciprocitet mes pakicës serbe në Kosovë dhe pakicës shqiptare në Serbi, ku për dallim nga serbët e Kosovës të cilëve shteti i Kosovës dëshiron t'i integrojë, por ata nuk duan, në Serbi ndodhë e kundërta me shqiptarët. Komesari i Lartë garantoi se të gjitha këto shqetësime do t'i adresojë me faktorin vendor dhe ndërkombëtar.

Takim e dytë z.Arifi e ka vazhduar me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Serbi Jan Brathu. 

Me z. Brathu, me të cilin z.Arifi ka takime të rregullta, i ka përsëritur edhe një herë kërkesat që kanë edhe pakica shqiptare në Bujanoc, por edhe gjithë qytetarët e komunës. Vazhdon problemi i mosrespektimit të Nenit 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë nga vet Qeveria e Serbisë, ku diskriminimi në punësim në organet shtetërore vazhdon të jetë problematike.

Edhe pse shqiptarët përbëjnë 30% të popullësisë në Rrethin e Pçinjës, në Spitalin e Vranjës i cili ka mbi 700 punëtorë, numri i shqiptarëve në këtë institucion mbetet zero.

Situatë e njejtë është edhe në Kadastër, Prokurori, Gjyqësor, Polici etj.  Pasivizimi ishte tema tjetër e diskutimit ku ambasadori Brathu është mjaft mirë i informuar.

Kurse takimin e tretë në vazhdën e takimeve me delegacione ndërkombëtare, z.Arifi ka mirëpritur ambasadorin e BE-së z. Emanuele Giaufret, me të cilin përveç temave aktuale politike, kanë folur edhe për vazhdimin e realizimit të projekteve të përbashkëta, si ajo e transfer stacionit, njëri prej projekteve shumë të rëndësishme për Komunën e Bujanocit