Është vendosur gurëthemeli i Zonës Industriale të Preshevës

Është vendosur gurëthemeli i Zonës Industriale të Preshevës

Postimi i plotë i zv.kryetarit të komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa: Sot vizituam Zonën Industriale në Çukarkë dhe zhvilluam takim me Ekipin e punës për menaxhimin e granteve ndërkombëtare posaçërisht në Zonën Industriale Çukarkë. Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa, sot në mëngjes priti në takim ekipin e punës për menaxhim të granteve ndërkombëtare EU PRO+ në Zonës Industriale ku i informoi për zhvillimet dhe punimet që janë bërë dhe që do të mund tē bëhen në të ardhmen. Pas këtij takim, z.Mustafa së bashku me kabinetin e tij dhe të Kryetares së komunës znj.Ardita Sinani, vizituan Zonën Industriale në fshatin Çukarë, ku dhe hodhën gurthemelin e parë bashkë me përfaqësuesit e UNOPS-it të Bashkimit Europian që kofinansojnë projektin në fazën e parë me gjashtëqindmij euro në fillet e punimeve. I tërë projekti në fazën e parë është kontrakfuar në vlerën njëqindekatërmbëdhjet milion dinarë me kompaninë ndërtimore vendore Saba Bellça. Urime, qytetarëve të Preshevës, për këtê projekt gjigand. RM