z.Lutfiu ka zhvilluar takim me Ministren e Arsimit në Serbir znj.Slavica Gj.Dejanoviq

z.Lutfiu ka zhvilluar takim me Ministren e Arsimit në Serbir znj.Slavica Gj.Dejanoviq

Postimi i plotë i kryetarit të KKSH-së z.Nevzad Lutfu:

Sot realizova një takim me Ministren e Arsimit Slavica Gj. Dejanoviq.

-Përmes fotografive ministren e njoftova me gjendjen e shkollave shqipe në Serbi, 5.3 milionë janë investimet që Serbia po i bën tek shkollat me mësim në gjuhën serbe vetëm në Komunën e Bujanocit, ndërsa shkollat shqipe përveç që janë me kushte të vështira, disa nga to paraqesin rrezik pët jetën e nxënësve.

-Kërkova zgjidhje për tekstet në gjuhën shqipe për nxënësit në gjimnaz.

-Kërkova licencimin e mësimdhënësve të Luginës (përmenda premtimin që ministria ia kishte bërë paraardhësit tim në lidhje me këtë temë).

-Përmenda mosnjohjen e diplomave, fenomeni që po i largon të rinjët nga ky vend.

-Kërkova që pozitat e Inspektorit republikan dhe këshilltarit të arsimit të udhëhiqen nga shqiptarët, siç ka qenë më herët.

-Kërkova hapjen e paraleles shqipe tek shkolla e muzikës në Bujanoc.

-E njoftova se shkolla e Bilaçit ka filluar procedurën e ndërrimit të emrit dhe kërkova që ajo të miratoj emrin e ri të shkollës.