• E mërkurë / Jul-17 16:04
  • Kontakt

Radoiçiqi arrestohet në Serbi

Policia e Serbisë ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Milan Radoiçiqit, për të cilin bëhet e ditur se është ndaluar për 48 orë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se ai është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal.

Më pas është bërë e ditur se në formë raporti do të njoftohet Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, e cila do të ndërmarrë masa dhe veprime të mëtejshme procedurale brenda juridiksionit të saj, ka bërë të ditur MPB-ja serbe, përcjellë N1.

Të dielën, më 24 shtator, një polic i Kosovës u vra në fshatin Banjskë dhe tre të tjerë u plagosën, njëri prej tyre me armë zjarri, nga një grup i armatosur serb.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në fshatin Banjskë, thuhet në deklaratën e lexuar për media nga avokati i tij, Goran Petronijeviq.