Pas rënies së pushtetit APN-LR-SNS nga qeverisja në Preshevë, ka reaguar kryetari i Degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, njëherit këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi
Mustafi në reagimin e tij ka potencuar se ” tani gjykimi është në duart e shqiptarëve të Komunës së Preshevës. Të përgatitur për ti dhënë fund këtij epizodi të tmerrshëm, janë të vendosur të ndërtojnë të ardhmen politike me më shumë Kosovë dhe Shqipëri në Preshevë. Të përgatitur për një Preshevë të zhvilluar dhe me perspektivë”.
Reagimi i plotë i Ragmi Mustafit
Sot, shënohet fundi i një periudhe të zezë në historinë e Komunës së Preshevës. Pas peripecive të shumta dhe zhgënjimeve me pazaret e politikës lokale, Honxhobonxho dhe ekipi i tij kanë zhytur Preshevën në miopi parrudalje.
Të vetëdijshëm për të kaluarën infantile të kësaj qeverie të kapur dhe tradhtinë ndaj vullnetit të shqiptarëve. Tani, ata janë në ikje, sepse e dinë që loja milore e tyre ka përfunduar. Atë e përfundoj, po ata që me harëbutësi mbanin kapistrat.
Dyshja Shqiprim-Sami nën patronatin e SNS-it nuk guxon të dalë më para popullit, sepse dinë që nuk kanë mbështetjen e tij. Janë të prekur nga frika e llogarive të tyre.
Gjykimi është në duart e shqiptarëve të Komunës së Preshevës. Të përgatitur për ti dhënë fund këtij epizodi të tmerrshëm, janë të vendosur të ndërtojnë të ardhmen politike me më shumë Kosovë dhe Shqipëri në Preshevë. Të përgatitur për një Preshevë të zhvilluar dhe me perspektivë.
Koha e Honxhobonxhos dhe satelitëve të tij ka përfunduar. Paterica e lëshoj e SNS-i nuk e arnoj. Tani është koha për zgjim, për një Preshevë të shpresës e të qëndresës, Preshevës autentike e shqiptarëve të besës. Bashkërisht!
P.S. Erdhën me pazare, dhe tani po ikin me pazare!