Postimi i plotë i këshilltarit të kuvendit komunal në Preshevë z.Argjend Sherifi:
Procesi i ndryshimit qoftë për individ, grupe njerëzish apo në përgjithësi për një shoqëri të tërë, në periudha të ndryshme kohore është i mirëpritur dhe shumë i domosdoshëm.
Ndryshimi nuk është mision që trashëgohet, sepse po të ishte ashtu nuk do të quhej ndryshim. Ajo që trashëgohet dhe ngelet në dispozicion të atyre që duan të ndryshojnë diçka, janë tiparet dhe parimet njerëzore në rradhë të parë!
Pastaj individët dhe shoqëria në përgjithësi, ka raste kur ndryshojnë për të mirë, dhe ka raste kur ndryshojnë për të keq!
Ndryshimi i duhur në politikë, nuk është kur të gjithë punojnë për një, por është kur një punon për të gjithë.
Nuk quhet ndryshim në politikbërje kur të gjitha veprimet për të cilat akuzon një grup rival gjatë kohës së udhëheqjes së tij, i kopjon i zhvillon edhe ate në mënyrë të perfeksionuar i realizon gjatë kohës kur ti udhëheq!
"Ndryshimi" me një grup të caktuar interesi, strukturë vendimmarrëse që ka krijuar kryetari në ikje i subjektit të Apn-së në Preshevë, ka kohë që është ndalur.
Thënë ndryshe ka kaluar në trajtën negative, që njollos, degradon çdo vlerë të qytetërimit!
Apn dhe politikbërja në përgjithësi në Komunën e Preshevës në vazhdimësi ka nevojë të ndryshojë për të mirë, por mësimi që nxorrëm nga ky proces i viteve të fundit, është se ata që iniciojnë dhe i bashkohen gjatë rrugës procesit të ndryshimit, duhet me shumë vëmendje ti vëzhgojmë e vlerësojmë se a bëjnë fjalë për një ndryshim afatgjatë në të mirë të shoqërisë apo në dëm të saj.