Postimi i plotë i kryetarit të PVD-së z.Shaip Kamberi:
Ata që rrezikuan shëndetin dje, po i rrezikohet e drejta e tyre sot!
Stafit shëndetësor në Preshevë të drejtën ua ka dhënë rrezikimi i shëndetit të tyre gjatë Pandemisë, nuk mund t’ua mohoj askush, asnjë agjendë a asnjë tendencë!
Rreth problematikës së mospunësimit të personelit mjekësor të angazhuar përgjatë kohës së pandemisë Covid-19 në Komunën e Preshevës, ju drejtova sot me një shkresë Qeverisë në Beograd.
Konkulzionin të cilin e ka sjellur Qeveria, që i gjithë personeli mjekësor që është angazhuar përgjatë kohës së pandemisë Covid-19 do të marrin vendim pune të përhershme ka qenë i mirëseardhur për të gjithë.
Përderisa i njejti ka gjetur zbatim në komunat e tjera, i njejti po ngec në Preshevë. Rreth kësaj KËRKOVA ndërmarrje masash të menjëhershme, që të mos lejohet mosrespektimi i Konkluzionit të cilin e ka sjellë po kjo Qeveri.
Moszbaitimi vetem ne Preshevë i ketij Konkluzioni ngrit pyetje të shumta, se perse e njejta nuk po realizohet vetëm në Komunën me mbi 90% shqiptarë?
A është kjo me prapavijë politike? Cila është arsyeja e vërtetë në këtë rast?
Rastin në fjalë, sikur çdo rast të seciles padrejtësi e diskriminim ndaj shqiptarve të Luginës do e ndjekim deri në epilogun perfundimtar, e për këtë do t’i njoftoj edhe përfaqësuesit ndërkombëtar.
Të drejtat e fituara te zbatohen!