Partia Demokratike është partia e vetme shqiptare që garon në zgjedhjet lokale në komunën e Medvegjës

Partia Demokratike është partia e vetme shqiptare që garon në zgjedhjet lokale në komunën e Medvegjës

Dega e Partisë Demokratike në Medvegjë është partia e vetme shqiptare që do të garojë në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e Medvegjës që do të mbahen më 17 Dhjetor 2023. 

Pas mbledhjes së nënshkrimeve, Komisioni Komunal Zgjedhor ka çertifikuar listën e Partisë Demokratike me emër ‘’PARTIA DEMOKRATIKE – PËR MEDVEGJËN – FEHMI BEJA’’  e cila në këto gara mbanë numrin 2.

Duke qenë partia e vetme shqiptare në Medvegjë që do të mbrojë interesin e qytetarëve, Partia Demokratike fton të gjithë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote që më datë 17 Dhjetor 2023 të mobilizohen sa më masovikisht për të votuar numrin 2 ‘’Partia Demokratike – Për Medvegjën’’  me bartës të listës Fehmi Beja. 

Dalja sa më e madhe e qytetarëve shqiptarë medvegjas do të forcojë pozicionin e shqiptarëve në Medvegjë. 

Partia Demokratike mbetet partia e vetme që do të dëgjojë zërin e shqiptarëve, dhe do të jetë në mbrojtje të interesit shqiptar në Medvegjë.