Ish këshilltari i Kuvendit Komunal në Preshevë, Shkëmbim Veliu ka ardhur te kontrata mes komunës së Preshevës dhe punëkryesit ku shihet se rregullimi i stadiumit të qytetit në Preshevë qytetarëve do ti kushtojë 440 mijë euro pa përfshirë tribunat, zhveshtoret dhe ndriçimi
Postimi i ish këshilltarit Shkembim Veliu
SKANDAL pas SKANDALI !
Besoj ju kujtohet çështja e stadiumit, nuk është hera e parë. Edhe prap si komunë, jemi pa stadium!
Nuk është hera e parë, sepse jo më pak se 100.000€ janë investuar ne 2016, por kësaj here kemi të bëjmë edhe me rimbursim, larje borxhesh kryetar-tenderues.
Qytetarë të nderuar, 440.000euro nga xhepat e juaj shkojnë ne stadium, të cilin kurr se kemi pasur. Këtu nuk përfshihen as tribinat, as zhveshtorja, as ndriçimi. 440.000euro për një projekt dyfaqësh.
Para kësaj ishte restoranti i personit në fjalë, ku bëhej shpërlarja enorme e parave, tash ndriçimi publik, e deri te stadiumi. Kompania në fjalë ka qenë fituese e tenderit të famshëm “Parku i Lirisë”, mjete të dhëna nga Qeveria e Kosovës, ku për herë të parë pati arrestime në objektin e Komunës së Preshevës.
Super lajm, e keni në faqen e të parit të komunës, ishte sjellja e tepisonave për stadiumin, të cilat u kalbën edhe nuk u shfrytëzuan. Tash po ri-investohet me çmime enorme, me vjedhje masive.
Dua të them, se pavarësisht krejt kësaj, shpresoj qe si komunë të kemi një stadium si i ka hije, e jo pasurim të një anshëm, ose vjedhje kryetar-tenderues. Prap them, shpresoj!