Sot pata kënaqësinë të mirëpres në kabinetin tim përfaqësuesit e Ambasadës Britanike dhe organizatës Gradjanske Inicijative. Një takim i frytshëm ku diskutuam mbi shumë çështje të rëndësishme për komunitetin tonë dhe të ardhmen e rinisë!
Në takim morën pjesë:
Jack Watson - Sekretar i Dytë (Politik)
Stephanie Shillinglaw - Drejtuese e Programeve
Uros Mamic - Zyrtar i Programit Rajonal
Maja Stojanovic - Drejtoreshë Ekzekutive, Nismat Qytetare
Diskutuam për Programin e Ambasades Britanike, i cili synon të ofrojë mundësi praktike për të rinjtë në institucione që veprojnë në Beograd dhe në ato lokale. Gjithashtu, i informova për sfidat që përballen të rinjtë tanë:
- Të drejtat e njeriut
- Lëvizja e lirë
- Papunësia
- Pasivizimi i adresave
- Problemi i njohjes së diplomave nga Kosova
- Diskriminimi në punësim në institucionet shtetërore
Përfaqësuesit e Ambasadës Britanike shprehën interes të madh për situatën në Preshevë dhe paralajmëruan vizitën e ardhshme të ambasadorit të Britanisë në komunën tonë!
Një hap përpara për t'u bashkuar në përpjekjet për një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë dhe për komunitetin e Preshevës!