U shënua 83 vjetori i themelimit të Bilbiotekës ''Mehmet Jusufi'' në Preshevë

U shënua 83 vjetori i themelimit të Bilbiotekës ''Mehmet Jusufi'' në Preshevë

Në amfiteatrin e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi", u shënua 83 vjetori i themelimit të saj, duke konfirmuar qëndresën e saj heroike si, vatër e dijes dhe kulturës në rrugëtimit e saj ndër vite.

Këtë ngjarje edhe më madhështore, e ka bërë prezenca e shkrimtarit të madh Ben Blushi.

Promovimi i dy veprave të tij“ KOMPLOTI “ dhe “ 41 SEKRETE”,  por dhe dëshira për ta takuar atë nga afër, ishte e madhe nga ana e qytetarëve dhe përfaqësuesve institucional.

Ardhja e shkrimtarit të madh Ben Blushi,  na gëzon pa masë, sepse Presheva kaherë ka qenë mikpritëse për vëllezërit nga Shqipëria. Tradita e mikpritjes  shpirtërore, na jap motivim që ne të jemi stoik dhe të vazhdojmë betejën tonë të penës e  dijes, gjithmonë duke na nderuar figura të tilla siç është  shkrimtari Ben Blushi, ka thënë drejtoresha Albina Azizi.

Ajo ndër të tjera ka theksuar, se prezenca e personaliteteve nga trojet shqiptare na jep motive , që të trasojmë rrugën e nisur, nga paraardhësit tanë aty ku e lanë duke cituar bilbilin e gjuhës shqipe Naim Frashërin, sepse pa u nisur nga e pakta s’arrijmë dot tek e shumta, duke e bërë realitet këtë ëndërr për brezat e rinjë, që librin ta kenë mision jetësor të dijes e shkencës.  

Bibliotekat, janë vendet ku dijet dhe kultura jonë ruhen dhe përhapen, dhe ështe një nder i veçantë të jem mes njerëzve, që e çmojnë dhe mbështesin letërsinë shqipe. Falënderoj përzemërsisht drejtoreshën e Bibliotekës, Albina Azizin, për organizimin dhe ftesën e përzemërt,  ishin fjalët e kryetares Ardita Sinani, dhe po ashtu ka thënë se Ben Blushi, me krijimtarinë e tij, na sjell libra që jo vetëm na argëtojnë, por edhe na sfidojnë të mendojmë më thellë mbi shoqërinë dhe moralin që na rrethon. Ndërsa, zv. kryetari Ragmi Mustafa ka thënë se ky manifestim  në bibliotekë dhe komunën Preshevës, Ben Blushi solli ndjenjën e të qenurit tonë në Shqipëri. Së paku, për ato dy orë të qëndrimit të tij në hapësirat e bibliotekës së qytetit, të pranishmit përjetuan ndjenja të këndshme kulturore e kombëtar.

Takim emocionues, dhe nuk do të shlyhet kurrë nga memoria ime. Nga momenti në moment por përjetoj diçka të jashtëzakonshme, sepse un sot po takoj shqiptarët më të dashur, që mund të takosh shqiptarë kudo ku ka, nga Alaska deri në Amerikë. Historia dhe koha, dhe çfarë ju përfaqësoni ju bëjnë më të dashur,  tha shkrimtari Ben Blushi në fjalim e tij.

Autori ka folur për dy libra e tij “ Komploti” dhe “41 Sekrete”, por ka ma marrë edhe një sërë pyetjesh për krijimtarinë e tij . Por nuk kanë munguar edhe pyetje nga jeta e përditshme, dhe  koha në të cilën gjenden shqiptarët përballë situatës globale, politike, ekonomike e kulturore.

Në panel diskutimi  bashkë më shkrimtarin Ben Blushi ishte kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks", në Preshevë prof. Avni Shaqiri dhe Mr. sc. Shefat Ademi. Në fund shkrimtari Ben Blushi, bëri nënshkrimin e librave të tij, për të gjithë lexuesit dhe të pranishmit në sallë.