znj.Sinani takohet me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, z.Ermal Derdha

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Derdha.

Në njoftimin e Sinanit thuhet se Dredha i ka premtuar bursa për studentët e Luginës së Preshevës.

Njoftimi i plotë i Sinanit:

Gjatë vizitës sime në qytetin bregdetar të Vlorës, pata një takim shumë të frytshëm me Kryetarin e Bashkisë, z. Ermal Dredha. Gjatë këtij takimi, z. Dredha bëri një premtim të rëndësishëm për të rinjtë e Luginës së Preshevës – ndarjen e bursave për studentët tanë që duan të ndjekin studimet e larta në Shqipëri! 

Ky është një hap madhor që do të hapë dyer të reja për të rinjtë e Preshevës, duke u ofruar mundësi të shkëlqyera arsimimi në universitetet më të mira të vendit. Ky premtim tregon vullnetin e bashkisë së Vlorës për të investuar në arsimimin dhe zhvillimin e talenteve të reja nga Presheva. 

Përveç kësaj, gjatë takimit tonë diskutuam edhe për tema të tjera strategjike që mund të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet Preshevës dhe Vlorës:

 Arsimi dhe Kultura: Përveç bursave, diskutuam për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe edukative të përbashkëta , si dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare .

 Sporti: Ramë dakord për promovimin e sportit dhe organizimin e aktiviteteve sportive të përbashkëta , që do të inkurajojnë pjesëmarrjen e të rinjve nga të dy komunat.

 Infrastruktura dhe Ambienti: Përvoja e Vlorës në menaxhimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen e ambientit ishte në qendër të vëmendjes . Kemi diskutuar për mundësitë e shkëmbimit të përvojave dhe përmirësimit të këtyre sektorëve në Preshevë.

 Zhvillimi Ekonomik: Biseduam për nxitjen e investimeve të reja dhe mundësitë për bashkëpunim në sektorin e biznesit, duke shfrytëzuar përvojën e suksesshme të Vlorës .

 Turizmi: Ndamë përvoja rreth zhvillimit të turizmit bregdetar në Vlorë dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit malor në Preshevë , me synim promovimin e të dy komunave si destinacione tërheqëse turistike.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Vlorës dhe Preshevës, duke krijuar ura bashkëpunimi në të gjitha këto fusha kyçe