Të dielën me datë 29.09.2024 nga ora 8:00 deri në 17:00, në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë do të ofrohen kontrolle stomatologjike falas për kategoritë e mëposhtme:
gratë shtatzëna,
lehonat (deri në një vit pas lindjes),
personat mbi 65 vjeç,
fëmijët dhe të rinjtë deri në 18 vjeç si dhe
studentët deri në moshën 26 vjeç.
Për këto kategori qytetarësh do të kryhen kontrolle stomatologjike dhe, nëse është e nevojshme, do të ofrohen edhe ndërhyrje të tjera, siç janë mbushja e dhëmbëve, nxjerrja ose trajtimi i tyre.