Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto protesta ishin një moment historik në të cilin rinia studentore dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës u bënë simbol i rezistencës ndaj padrejtësive dhe shtypjes ndaj shqiptarëve.
“Atë ditë, ata sfiduan regjimin shtypës dhe kërkuan të drejtat themelore, duke ndezur kështu flakën e një lëvizjeje që do të çonte drejt ndryshimeve të mëdha. Ky akt guximtar jo vetëm që paralajmëroi një epokë të re, por gjithashtu forcoi vendosmërinë e popullit shqiptar për luftë drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Haradinaj.