Ai ka thënë se deri tani nuk ka mbetur asnjëherë “pa bukë” Ushtria e Kosovës.
Madje ai shkoi edhe më larg duke ngritur akuza se ushtarët e Kosovës ishin helmuar.
“Kur sponzori kërcënon se do të të lë pa bukë dhe ti je i detyruar të thuash se Ushtria mbeti pa bukë. Jo, asnjëherë, as nuk ka mbetur as nuk do të mbetet pa bukë. A në realitet “pa bukë” siç duket po mbesin vec grupet e interesit. Ka veç një ndryshim që tash as nuk do të helmohet ushtria e as buxheti i shtetit. Ushtria e Kosovës ashtu siç u forcua në secilin drejtim tash do të ketë edhe ushqyerje më të sigurt edhe më të mirë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.