Haradinaj kërkon urgjentisht seancë të jashtëzakonshme: Pagat që i bllokoi qeveria, mund t’i zhbllokojë vetëm Kuvendi

Haradinaj kërkon urgjentisht seancë të jashtëzakonshme: Pagat që i bllokoi qeveria, mund t’i zhbllokojë vetëm Kuvendi

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar urgjentisht seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për çështjen e vonesës së pagave në sektorin publik.

Kjo çështje kërkon zgjidhje urgjente shkroi ai në Facebook.

“Rrugëdalja e vetme është thirrja me urgjencë e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhej amandamentimi i Ligjit për shërbyesit civilë, që do të mundësonte një zgjidhje të menjëhershme, gjë që Aleanca do ta kërkojë qysh sot”, shkroi ai.

Haradinaj tutje tha se çdo përpjekje tjetër, jo vetëm se është shkelje ligjore, por edhe keqpërdorim i të drejtës së patjetërsueshme që mbi 80 mijë njerëz të realizojnë të drejtën e tyre në pagë.