Osmani takon ministren e Jashtme gjermane: Rikonfirmuam partneritetin e fortë ndërmjet shteteve tona

Osmani takon ministren e Jashtme gjermane: Rikonfirmuam partneritetin e fortë ndërmjet shteteve tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga SHBA-të ka udhëtuar për në Gjermani ku ka takuar sot ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me të kanë rikonfirmuar partneritetin e fortë mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”, ka shkruar Osmani në Facebook.