Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se deri tani janë proceduar 4 projektligje dhe gjithsej 20 akte nënligjore.
Sipas tij ligji për çmimin e pajisjeve medicinale është në rrugë të mirë për të filluar zbatimi i tij, ndërsa kërkoi nga deputetet mbështetjen për projektligjin për riprodhim për çka tha se çiftet në Kosovë në mungesë te këtij ligji po hargjojnë mijëra euro.
Para deputetëve ministri Vitia theksoi se projektet të cilat i kishte prezantuar në shkurt gjatë raportimit në këtë Komision shumica e tyre tashmë janë kryer dhe çdo proces i planifikuar është në proces të pakthyeshme.
Gjatë raportimit të tij Vitia ka shpalosur të gjitha ndërhyrjet infrastrukturore që kanë bërë me klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale për çka tha se do të ofrojnë kushte moderne për pacientët por edhe zvogëlim të listave të pritjes si dhe ulje të numrit të pacientëve që referohen për trajtim jashtë vendit.
Vitia gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi ka deklaruar se lista e pritjes për rezonancë magentike është zvogëluar nga 1 vit sa ishte pritja në 4 deri në 6 jave pritje për rastet selektive.
“Për 20 vite qytetarët merrnin shërbime vetëm nga dy aparatura nga rezonanca magnetike dhe lista e pritjes ishte e gjatë e me pak se një vit shëndetësisë iu shtuan edhe tri rezonanca mangentike në Pejë në Klinikën e Pediatrisë dhe spitalin e Prizrenit e cila po shërben edhe për qytetarët nga Kukësi. Me këto investime nuk presin qytetarët me vite dhe lista e pritjes është 4-6 javë sa ka qenë për mbi 1 vit me herët”, tha ai.