Osmani në Uashington foli për rrugëtimin e Kosovës – theksoi rëndësinë e mosdorëzimit në rrugën drejt lirisë

Osmani në Uashington foli për rrugëtimin e Kosovës – theksoi rëndësinë e mosdorëzimit në rrugën drejt lirisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Washington, ka folur për rrugëtimin e Kosovës duke theksuar rëndësinë e mosdorëzimit në rrugën drejt lirisë.

Ajo ndau një video në rrjetet sociale, me anë të së cilës mund të ndiqni edhe fjalimin e plotë në Samitin e Lidershipit Ndërkombëtar të Grave në John Hopkins School of Advanced International Studies.

“Në Hopkins Bloomberg Center në Ëashington, D.C., ndava rrugëtimin e Kosovës – një histori qëndrese, uniteti dhe përparimi, si dhe theksova rëndësinë e mosdorëzimit kurrë në rrugën drejt lirisë. Më poshtë një përmbledhje e fjalimit tim në Samitin e Lidershipit Ndërkombëtar të Grave në John Hopkins School of Advanced International Studies”, ka shkruar Osmani.