Ish kryediplomati, Petrit Selimi ka reaguar sot pasi kryeministri Kurti ka kritikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për migracionin.
Ai ka thënë se ky veprim i Kurtit është sulm ndaj Ramës.
“Kryeministri i Kosovës kritikoi kryeministrin e Shqipërisë për marrëveshjen me Italinë rreth objekteve të emigrantëve. Një sulm i ulët ndaj Ramës, pasi që ishte vetë Qeveria Kurti që nënshkroi marrëveshje me Danimarkën duke hapur Kosovën për të strehuar qindra të huaj dhe emigrantë të burgosur në burgjet e Kosovës.” – ka shkruar ai në “X”.