Haradinaj takohet me Kasanof, diskutohet për zhvillimet politike në Kosovë

Haradinaj takohet me Kasanof, diskutohet për zhvillimet politike në Kosovë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në SHBA është takuar me Ndihmës Asistent  Sekretarin të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, Alexander Kasanof.

Përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në këtë takim Haradinaj ka falënderuar Ambasadën e SHBA-së për përkushtimin maksimal ndaj Kosovës.

Në këtë takim, theksova nevojën për një kontratë afatgjate që për synim ka anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO, pasi ky është një hap jetik për garantimin e sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në rajon.”, ka shkruar ai.

Tutje Haradinaj ka shtuar se arritjet e Kosovës në procesin e shtetndërtimit janë bërë në partneritet të ngushtë me SHBA-në.

‘’Vlerësova se lidershipi dhe angazhimi amerikan janë të domosdoshme për një marrëveshje strategjike Kosovë-SHBA dhe për përparimin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.

Arritjet e Kosovës, që nga vitet ’90, përfshirë luftën çlirimtare dhe procesin e shtetndërtimit, janë bërë në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë një fitore e përbashkët.’’, ka shkruar Haradinaj.