HOMERI SHQIPTAR - Shkruan Mr.Shefat Ademi

HOMERI SHQIPTAR - Shkruan Mr.Shefat Ademi

HOMERI SHQIPTA

Kur lindi Gjergj Fishta, kombit shqiptar iu ndezën kandilat e shpresës, sepse ai me intelektin e tij i mundi bashibozukët, kleptokratët e xuxboçët, që truallin shqiptar e kishin bërë zi e më zi. Djali i Seminarit të Troshanit do të arrinte që në petkun e katolikut, t'i bashkonte shqiptarët myslimanë, protestantë, katolikë, bektashinjë e ortodoksë, në një rrugë të vetme, atë të shqiptarisë.

Kur flasim pë Gjergj Fishtën; akademikun tonë, patriotizmi ynë kalon caqet më sublime, sepse ai tashmë i përket përjetësisë së kombit shqiptar. Periudha kur ai jetoi, ishte me plot ngjarje dramatike kur Shqipëria po kalonte nga një krajat në tjetrën. Veprimtaria e tij shtrihet, në shumë rrafshe në atë letrar, fetar, dramatik, politik, satirik, sarkastik e shumë e shumë fusha të tjera.

Kur arriti ta botonte veprën jetësore të tij “Lahuta e Malcis” (1937), shikuar në të gjitha prizmat, po të ekzistonte çmimi “Nobel” për letërsi padyshim se do ta merrte, sepse ajo është vepër në të cilën u magjespsën të huajt nga e gjithë bota e, sidomos njëri prej gjuhtarëve më të mëdhenj shqiptarë, Eqrem Çabej tha se, kur lexova Lahutën e Malcis, për hir të Fishtës jam gati të bëhen katolik. Ngjarjet historike, për shqiptarët po kalonin hap pas hapi, aty do të ishte prapë Fishta, sepse kombi shqiptar pa të ishte i gjymtë, e figura e tij ishte e patjetërsueshme në vendimet, që do të merrnin të huajtë për kombin shqiptar.

Ai do të bëhet promotori më i madh i ngjarjeve kulturore kur do ta formojë shoqërinë “Bashkimi”, për të formuar një alfabet për shqiptarët ku në Manastir me gjithë qenien e tij, do ti bashkangjitet karvanit për zgjedhjen e një Alfabeti, për shqiptarët. Dashuria e hoxhës Ibrahim Temos nga Struga, ishte dashuri e madhe për të, sepse me ligjërimet e tij, i mahniti të gjithë. Nuk ishte kjo e fundit, sepse kur Shqipëria në vitin 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, ishte temë për ndarjen edhe njëherë të tokave shqiptare ai do të jetë njeriu kryesor për mbrojtjen e territorit shqiptar, e cila u cungua nga kjo Konferencë fatkeqe.

Historia e popullit shqiptar, është e mbushur  me emrin e tij, sado që në kohën e sundimit monist të Enver Hoxhës, figura e tij u ekskomunikua, por asnjëherë nuk arriti t’ua shkulë nga zemra shqiptarëve, dashurinë që kishin për të.

Për shqiptarin e përzier ai tha: me qenë i mirë t’mysin, me qenë i keq të lusin, me pas bisht ta presin, mos me pas ta ngjesin.

Fishta, jeton përgjithmonë te shqiptarët pa dallim feje, sepse kombi shqiptar gjithmonë është i madhërishëm me figurën e tij.