Postimi i plotë i kryetarit të KKSH-së z.Nevzad Lutfiu:
Sot u mbyll thirrja publike për subvencionimin e kulturave bujqësore në Luginë të Preshevës.
1176 aplikime gjithësej.
Bujanoc
-Bujqësi: 227 aplikime
-Blegtori: 144 aplikime
-Bletari: 51 aplikime
-Pemëtari: 25 aplikime
-Shpezëtari: 4 aplikime
Preshevë
-Bujqësi: 440 aplikime
-Blegtori: 145 aplikime
-Bletari: 31 aplikime
-Pemëtari: 49 aplikime
-Shpezëtari: 3 aplikime
Medvegjë
-Bujqësi: 10 aplikime
-Blegtori: 21 aplikime
-Bletari: 19 aplikime
-Pemëtari: 6 aplikime
-Shpezëtari: 1 aplikim
Ditën e djeshme në KKSH u dorëzua një ankesë e nënshkruar nga 21 persona të cilët kërkuan verifikimin e aplikuesve sepse sipas tyre një numër i madh i aplikuesve janë fiktiv.
Komisioni vlerësues do të bëj vlerësimin e dokumentave, pastaj një komision tjetër do të bëj verifikimin shtëpi për shtëpi të të gjithë atyre që i plotësojnë kushtet me dokumenta.