Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Përpos vazhdimit të pasivizimit të vendbanimeve, Beogradi zyrtar po vazhdon bllokimin e procesit të integrimit të shqiptarëve, nuk po angazhohet për zhvillimin socio-ekonomik të Luginës së Preshevës dhe po synon vendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Mbi këto tema dhe çështjet e tjera, bashkëbisedova sot me Ambasadoren e Gjermanisë në Beograd, znj. Anke Konrad.
Sa më shumë partneritet dhe prani të organizatave ndërkombëtare me vlera demokratike në Luginën e Preshevës dhe rreth saj, aq më shumë mundësi për progres dhe zhvillim.