Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pos saj, Boka është takuar edhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin.
Në takimin me Bislimin, Boka bëri të ditur se ka diskutuar mbi veprimet që duhen ndërmarrë për ta sjellë Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian.
“Presidenca hungareze po punon për një politikë zgjerimi të bazuar në merita, të balancuar dhe të besueshme. Këtë e theksova gjatë bisedave të mia në Prishtinë”, ka shkruar ai në “X”.