Shëndeti mendor prioritet, Këshilli për Drejtësi udhëhequr nga presidentja Osmani me buxhet mbi këtë pikë

Shëndeti mendor prioritet, Këshilli për Drejtësi udhëhequr nga presidentja Osmani me buxhet mbi këtë pikë

Nën drejtimin e presidentes, Vjosa Osmani, Këshilli për Demokraci ka mbajtur një takim në të cilin është trajtuar çështja e shëndetit mendor.

Me këtë rast, u bë e ditur se ky fenomen shqetësues është me rëndësi jetike ndaj nga viti i ardhshëm pritet që kjo çështje të trajtohet me prioritet edhe me buxhet special.

Presidenca ripohoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për shoqatat dhe organizatat që fokusohen në çështjet e shëndetit mendor, duke pranuar rolin e tyre të domosdoshëm në ofrimin e kujdesit, avokimit dhe ndërgjegjësimit.

Takimi mblodhi së bashku përfaqësues nga institucionet, organizatat e shoqërisë civile që merren me shëndetin mendor dhe akterë të tjerë, të ndërlidhur me këtë temë.

Bashkëngjitur gjeni një pjesë të fjalimit, mbajtur gjatë takimit.