Në një postim të veçantë në rrjetet sociale, z. Shaip Kamberi ka nderuar figurën e Presidentit Ibrahim Rugova në 19 vjetorin e vdekjes së tij, duke theksuar se politika e tij e rezistencës dhe angazhimi për lirinë e Kosovës mbeten pjesë kyçe e formimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Kamberi ka theksuar se Presidenti Rugova nuk ishte vetëm lider politik, por edhe një ideator i fuqishëm i angazhimit politik të shqiptarëve, një figurë e çmuar e kombit shqiptar dhe një udhërrëfyes i pathyeshëm për brezat që do të vijnë. Ai ka shtuar se edhe pse 19 vjet kanë kaluar, kujtimi për Ibrahim Rugovën do të mbetet përjetë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.
"Presidenti Rugova do të mbetet përgjithmonë një udhërrëfyes dhe simbol i angazhimit të shqiptarëve për një të ardhme më të mirë dhe një shtet të lirë e të pavarur. I përjetshëm kujtimi për Presidentin Rugova!" – shkruan z. Kamberi në postimin e tij.