Në ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas Janullatos është duke marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Aty i pranishëm është edhe Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë.
Kisha ortodokse deri dje ishte në ditën e pestë të zisë kishtare, ndërsa në ceremoninë mortore të 30 janarit, priten në kryeqytetin shqiptar të vijnë figurat më të larta të klerit në botë, dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.