Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza sonte në Politiko të Kushtrim Sadikut ka shpalosur edhe vizionin e tijë për Luginën e Preshevës. Me theks të veqant Hamza potencoi domosdoshmërin e unifikimit të spektrit politik atje, deri sa theksoi se autostrada duhet te përfundoj tek Dheu i Bardh që të lidhë të gjitha ato zona, Gjilan, Kamenicë, Preshevë e Bujanoc.
Zonë industriale për këtë rajon ku mundësohet punësim për të gjithë qytetarët e këtyre komunave pa dallim.
Hamza ndryshe u shpreh se edhe fondi për Luginën do duhet në vazhdimësi të rritet, duke premtuar që për buxhetin e Republikës së Kosovës, dhjet milion euro janë krejtësisht ndarje e drejt për Komunat me shumicë shqiptare, Preshevë, Bujanocë e Medvegjë.
Ndryshe, Hamza potencoi se Partia Demokratike Kosovës dhe ai si kryeministër do të rrespektojn pluralizmin politikë në Luginë të Preshevës, por para qeverisë që ai do të udhëheq, të gjithë do të jenë të barabart.