• E mërkurë / Feb-05 20:57
  • Kontakt

Shërbimi postar i SHBA-së pezullon pranimin e pakove nga Kina dhe Hong Kongu

Shërbimi postar i SHBA-së pezullon pranimin e pakove nga Kina dhe Hong Kongu

Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar pezullimin e pranimit të pakove ndërkombëtare nga Kina dhe Hong Kongu deri në një njoftim të mëtejshëm. Ky pezullim mund të ndikojë në modelet e biznesit të kompanive të mëdha të tregtisë online.

Shërbimi Postar nuk ka dhënë arsye për këtë masë dhe nuk ka ofruar më shumë informacion kur është kontaktuar nga CNN. Ky vendim vjen pas nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Po ashtu, masat e reja pasojnë tarifat e larta për importet kineze. Pezullimi mund të ketë ndikim të madh në tregtinë online, pasi shumë kompani, veçanërisht ato që operojnë me produktet e lira, kishin përfituar nga ky përjashtim.

Kina, në përgjigje të tarifave të reja, ka vendosur masa të reja, përfshirë tarifa për disa produkte të eksportuara, që do të hyjnë në fuqi më 10 shkurt. Për momentin, autoritetet amerikane kanë mundësinë të hapin dhe inspektojnë të gjitha paketat ndërkombëtare, një proces që mund të ngadalësojë dërgesat.