• E mërkurë / Feb-05 21:00
  • Kontakt

Trefishohen rastet e reja të skizofrenisë të lidhura me përdorimin e kanabisit

Trefishohen rastet e reja të skizofrenisë të lidhura me përdorimin e kanabisit

Rastet e reja të skizofrenisë të lidhura me përdorimin e rëndë të kanabisit janë trefishuar, veçanërisht tek të rinjtë, kjo pasi qasja në kanabis u zgjerua për përdorim mjekësor dhe më vonë rekreativ, tregon studimi i ri.

Përmes një hulumtimi të ri, ekspertët kanë treguar lidhjen midis përdorimit të kanabisit dhe psikozës.

Ekspertët thonë se studimi i ri, i cili shqyrtoi më shumë se 13.5 milionë të dhëna mjekësore të të gjithë individëve të moshës 14 deri në 65 vjeç në provincën kanadeze të Ontarios midis 2006 dhe 2022, shton provat se përdorimi i rëndë i kanabisit mund të çojë në skizofreni dhe psikozë.

Hulumtimi tregoi se incidenca e psikozës u rrit në krahasim me para legalizimit të marihuanës.

Studimi u publikua të martën në revistën JAMA Netëork Open.