Sekretari i Jashtëm britanik, David Lamy ka arritur në Ukrainë, dhe pritet të njoftojë për sigurimin e ndihmës shtesë për Kievin prej 55 milionë eurosh.
Kryediplomati i Britanisë së Madhe po viziton Ukrainën menjëherë pasi kryeministri britanik Keir Starmer u zotua të rrisë mbështetjen ushtarake, duke premtuar më shumë ndihmë në 2025.
Gjatë vizitës së tij, e dyta që nga marrja e detyrës si sekretar i jashtëm britanik, Lamy do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë për të diskutuar se si Britania dhe partnerët e saj ndërkombëtarë mund të vazhdojnë të mbështesin Kievin.
Vizita e Lamy-t sipas kyivindependent.com, vjen pasi Ukraina kërkon të ndërtojë lidhje më të ngushta me administratën e re amerikane, pasi Donald Trump ka thënë se dëshiron t’i japë fund luftës me Rusinë.