Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon sportistët transgjinorë të marrin pjesë në sportet për femra. Urdhri kërkon që organizatat që marrin fonde federale të zbatojnë këtë masë, duke përfshirë shkollat dhe organizatat sportive.
Trump tha se ky urdhër është një hap për të mbrojtur femrat në sporte.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, theksoi se urdhri është në përputhje me ligjin federal për ndalimin e diskriminimit gjinor.
Ky është një nga urdhrat e fundit ekzekutiv të Trump që adreson çështjen e transgjinorëve dhe shkeljen e të drejtave të femrave në sporte. Ai gjithashtu paralajmëroi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe shtoi se do të ndalojë aplikimet për vizë nga sportistët mashkull që identifikohen si femra për të marrë pjesë në lojërat olimpike.