Këshilli Komunal miraton thirrjen për bashkëfinancimin e Projekteve në fushën e informimit publik për Vitin 2025
Sot u mbajt Mbledhja e Il-te e Këshillit të Komunës së Preshevës, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte miratimi i thirrjes për bashkëfinancimin e projekteve në fushen e informimit publik për vitin 2025. Me këtë vendim, synojmë të mbështesim mediat lokale në realizimin e projekteve që kanë për qellim informimin e drejtë, të pavarur dhe profesional të qytetarëve tanë.
Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutuan dhe miratuan shumë pika, si:
Formimi i Këshillit për familje dhe Demografi, si një hap i rëndësishëm për adresimin e sfidave sociale dhe demografike në komunën tonë.
Ky është një hap konkret drejt forcimit të informimit publik dhe permirësimit të shërbimeve për qytetarët tanë. Presim angazhimin e mediave për të përfituar nga kjo thirrje dhe per të sjelle informim cilësor për qytetarët.