Osmani uron Merzin për fitoren në zgjedhjet e Gjermanisë

Osmani uron Merzin për fitoren në zgjedhjet e Gjermanisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar liderët e koalicionit CDU/CSU, Friedrich Merz dhe Markus Soeder, për fitoren e tyre në zgjedhjet federale të Gjermanisë.

Nëpërmjet një postimi në “X”, e para e shtetit thotë se Kosova dhe Gjermania ndajnë një histori të gjatë marrëdhëniesh të shkëlqyera.

“Mezi pres të thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vijim”, ka shtuar presidentja Osmani.