Pjesëmarrja e Evropës në bisedimet e paqes në Ukrainë do të jetë e nevojshme përfundimisht, por Moska së pari dëshiron të ndërtojë besim me Uashingtonin.
Kështu tha të hënën presidenti rus Vladimir Putin, ndërsa sugjeroi se një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit mund të jetë ende larg.
Ndërsa Ukraina shënoi të hënën përvjetorin e tretë të pushtimit rus që ka vrarë mijëra civilë dhe ka zhvendosur miliona, presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi se lufta mund të përfundojë brenda disa javësh. Por ai nuk dha detaje.