Hapet zyrtarisht megamarketi ''Men'' në qendër të Preshevës

Ky objekt përfshin një sipërfaqe prej 800 metra katror, me një numër të punëtorëve prej 30 personash...

Sot në qendrën e qytetit të Preshevës është bërë dhe hapja solemne e megamarketit "Men", ku ky objekt  përfshin një sipërfaqe prej 800 metra katror, me një numër të punëtorëve prej 30 personash. Në ceremoninë e hapjes së këtij marketi u bë prerja e shiritit nga investitori i këtij  projekti z.Mentor Jahiu.

Përveç megamarketit "Men" në të cilin tashmë ka vite ku qytetatarët e komunës së Preshevës shërbehen më mallrat e tij tashmë për shkak të kërkesës së madhe hapet dhe pika e dytë pikërisht në qendër  të qytetit.

Menaxherja e megamarketit "Men" znj.Fitore Jahiu u deklarua që për shkak të kërkesës së madhe nga konsumatorët tashmë është hapur marketi i dytë në të cilin të gjithë konsumatorët mund të shërbehen me të gjitha produktet e mallrave të cilat i nevojiten në shtëpi.

Në vazhdimësi të këtij projekti përveç shërbimit të marketit pritet që të ketë dhe shërbime të tjera mirëpo momentalisht edhe ky investim është një element pozitiv i cili zbut papunësinë dhe është një shembull i  mirë për investime të reja.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48