Shkolla Fillore ''Abdullah Krashnica'' në Miratoc shënon përvjetorin e 73-të (VIDEO)

Nga recitimet e nxënësve, këngët, valle, skeçe humoristike, monologje ishin ato që e pasuronin programin shkollor duke i shtuar dhe vlerën kësaj dite.

Sot shkolla fillore në fshatin Miratoc ka shënuar përvjetorin e saj, ku me këtë rast mësimdhënësit e kësaj shkolle në bashkëpunim me nxënësit e tyre kishin përgatitur një program kulturo-artistik. Nga recitimet e nxënësve, këngët, valle, skeçe humoristike, monologje ishin ato që e pasuronin programin shkollor duke i shtuar dhe vlerën kësaj dite madhështore.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin drejtori i shkollës Fillore "Abdullah Krashnica" z. Gafurr Hyseni, mësimdhënës të kësaj shkolle, veteranë të arsimit si dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Gjatë programit fjalën përshëndetëse e morri Gafurr Hyseni drejtor i shkollës fillore "Abdullah Krashnica" në Miratoc si dhe me këtë rast shpërndau dhe mirënjohje për nxënësit më të dalluar të cilët kishin arritur suksese në garat komunale duke nxënë vendet e para.

Në fund të programit që kishin përgatitur stafi i kësaj shkolle ishte organizuar dhe një koktel rasti për të gjithë të pranishmit.

z.Hyseni gjatë intervistës së dhënë për Tv Aldi tregoi për rëndësinë e veçantë që shënon kjo ditë, si dhe tha se shkolla ka shënuar suksese të mëdha në gjithë historinë e saj duke pasur nxënës shembullor të cilët e përfaqësojnë denjësisht këtë institucion.

Shkolla fillore "Abdullah Krashnica" është dhe shkolla e parë shqipe e cila shënon institucionin e parë arsimor në fshatin Miratoc, prandaj vlera e kësaj shkolle është e një rëndësie të madhe për gjithë komunën e Preshevës.