Debat i ashpër është duke u zhvilluar mes deputeteve të Vetëvendosjes dhe deputetëve të ndarë nga Vetëvendosja, me deputeten e LDK-së Besa Gaxherri, në seancën e Kuvendit ku po mbahet interpelancë në lidhje me vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Deputeti Frashër Krasniqi, ka replikuar ndaj deklaratës së deputetes së LDK-së, e cila tha se VV-ja nuk ka të drejt të drejtojë gishtin nga askush për vdekjen e Astrit Deharit.
Krasniqi ka thënë se ishte vet Gaxherri që e quajti terrorist Astrit Deharin pas vdekjes së tij në një emision televiziv e tani po tenton të fshihet pas fjalëve që i ka thënë.
“Keni bërë akuzë publike për terrorizëm ndaj Astrit Deharit”, ka thënë ai.
Më pas Gaxherri i është kundërpërgjigjur se Astriti ka qenë i dyshuar, por asnjëherë nuk e ka quajtur terrorist.
“Normal që Astriti ka qenë i dyshuar për terrorizon po nuk kam thënë se ka qenë fajtore. Normal që keni përgjegjësi për vdekjen e tij”, ka thënë ajo.
“Kërkojë përgjegjësi prej hierarkisë Vetëvendosjen se kush ka qenë përgjegjës që ju në selinë e juaj keni fut maska, molotov, gaz e armë të ftohta”, ishte e pyetja e deputetes karshi VV-së.